Rrahmani: Fjalën e lirë në Kuvend sot e penguan dy financueset e Shkëlzen Gashit – Haxhiu dhe Gërvalla!

02 prill 2026 | 21:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt dy ministret e kabinetit qeveritar për censurë dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Rrahmani ka deklaruar se fjalën e lirë të deputetëve e penguan Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu.

Sipas Rrahmanit këto dy ministre janë financueset kryesore të propagandës së Shkëlzen Gashit.

“Sot në Kuvend, fjalën e lirë e penguan dy financueset e propagandës së Shkëlzen Gashit, Donika Gërvalla, e cila ka financuar me 15 mijë euro, dhe Albulena Haxhiu, e cila ka financuar me 5 mijë euro”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrëshqitje gurësh ka bllokuar rrugën që çon drejt Rugovës.…