Rrahmani flet për Kosovën dhe Napolin: Shpresojmë të marrim rezultate të mira

26 nëntor 2025 | 12:58

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani ka thënë se shpreson që sikurse te Kombëtarja e Kosovës ashtu edhe te Napoli, të vazhdojë me rezultate të mira.

Rrahmani ka folur pas fitores së Napolit në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut, ndërsa është përgjigjur në pyetjen se a është më i lehtë kualifikimi në Champions apo në Botërorin 2026 me Kosovën.

“Nuk e di, shpresojmë t’i bëjmë të dyja sepse për këtë po luajmë, të shkojmë sa më lart që të jetë e mundur dhe të marrim rezultate të mira”, ka thënë Rrahmani.

Gjithashtu, kapiteni i Kosovës ka folur edhe për rikthimin e tij nga lëndimi që e mbajti pothuajse dy muaj jashtë fushës.

Ai ka thënë se kthimi nuk ka qenë aspak i lehtë për shkak të ngarkesave të mëdha nga orari i ngjeshur dhe se në përpjekje për të menaxhuar gjithë këtë situatë, trajneri Antonio Conte e zëvendësoi ndaj Atalantas.

“Kthimi ishte pak i vështirë sepse ka kaq shumë ndeshje në një kohë të shkurtër. Pas kthimit nga lëndimi, kjo është ndeshja e shtatë që e kam luajtur në tri javë, e që është shumë”, ka thënë Rrahmani.

31-vjeçari ka 7 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me fanellën e Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tashmë ka vendosur për sulmuesin…