Rrahmani fton mërgimtarët të tregojnë se a kanë përfituar nga milionat që Kurti i ndau për polisat e sigurimit

01 maj 2026 | 11:52

Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i është drejtuar mërgatës e përmes një postimi në “Facebook”, duke i pyetur nëse kanë përfituar nga mjetet që Qeveria Kurti ka ndarë për pagesën e polisave të sigurimit.

Rrahmani ka ftuar ata që të tregojnë sa kanë marrë, duke thënë se ekzistojnë dyshime serioze se paratë e ndara për polisat janë keqpërdorur brenda Kosovës.

Postimi i plotë:

Mërgatë e nderuar,

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar mbi 10 milionë euro për polisa sigurimi për automjetet tuaja.

A i keni përfituar realisht ju këto mjete, apo këto para kanë përfunduar diku tjetër?

Ju ftoj që publikisht të tregoni në komente:

– nëse keni marrë përfitime, sa keni marrë;

– nëse nuk keni marrë asgjë, ta thoni.

Ekziston dyshimi serioz se këto mjete mund të jenë keqpërdorur brenda Kosovës. Prandaj, zëri juaj është i domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më 11…