Rrahmani i LV-së: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen!

29 prill 2024 | 17:07

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Eman Rrahmani, e ka bërë të qartë edhe njëherë se kurrë nuk do ta votoj Projektligjin për Kodin Civil.

Ai ka thënë se nuk voton ligje të cilat cenojnë familjen.

“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN! Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës! *Përgjigje për të gjitha mediat që më keni kontaktuar këto ditë”, ka shkruar Rrahmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ka shpalosur disa statistika sa i përket…