Rrahmani jashtë fushe përsëri, rikthimi i tij po afrohet

06 tetor 2025 | 13:55

Ai dukej gati për t’u rikthyer, por do të duhet ende shumë kohë për të pritur para se Amir Rrahmani të kthehet në fushë.

Mbrojtësi kosovar ishte në stol kundër Pisa dhe rikthimi i tij në formacionin titullar dukej i afërt.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, një dëmtim i ri e ka ngadalësuar rikthimin e tij, dhe aktualisht nuk ka një datë të konfirmuar për rikthimin e tij.

Ai do t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet ndoshta vemdimtare të “Dardanëve” në kualifikimet e Kupës së Botës, kundër Sllovenisë respektivisht Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në…