
Rrahmani, kapiten i heshtur i Contes
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani po shihet si lider i mbrojtjes te Napoli i Antonio Contes.
Në fakt, thuhet se Conte e sheh Rrahmanin si kapiten të heshtur të ekipit të tij, përkundër që nuk e bartë shiritin e kapitenit. Është trajneri italian, ai që ka besim të madh në Rrahmanin, i cili këtë sezon nuk e ka humbur asnjë ndeshje në Serie A.
Në secilën ndeshje kampionale të këtij sezoni, Rrahmani ka qenë i pazëvendësueshëm, me përjashtim të duelit ndaj Venezias që u zëvendësua në minutën e 77-të.
Po ashtu, Rrahmani gjithmonë ka pasur vend në formacionin e Contes, qoftë 4-4-2, 3-5-3 apo 4-3-3. Krahas 35 ndeshjeve në Serie A, Rrahmani ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime kurse Napoli prinë në tabelë me tri pikë më shumë se Interi.