Rrahmani kthehet kundër Fiorentinas

27 janar 2026 | 15:37

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jetë në dispozicion të trajnerit të Napolit, Antonio Conte, për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Fiorentinës.

Kështu kanë shkuar mediumet italiane, ndërsa Napoli të shtunën prej orës 18:00 e pret Fiorentinën në kuadër të xhiros së 23-të të elitës italiane të futbollit.

Kapiteni i Kosovës nuk do të jetë në gjendje të luajë as të mërkurën ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani pësoi një lëndim muskulor më 17 janar në duelin ndaj Sassuolos, ndërsa për shkak të lëndimit i mungoi napolitanëve në dy ndeshjet e fundit, me Copenhagenin në Champions dhe në kampionat kundër Juventusit.

Rrahmani edhe në pjesën e parë të këtij sezoni i mungoi Napolit për disa ndeshje kurse në total ka 19 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në të gjitha garat.

Kthimi i Rrahmanit në fushë është lajm shumë i mirë për Napolin, që së fundi është duke u përballur me shumë lëndime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtarët e Manchester Cityt duhet të rrisin nivelin e lojës…