Rrahmani, lojtar i muajit në ligën elite të Çekisë

05 shtator 2025 | 13:00

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit gusht në elitën e Çekisë. Kjo u bë e ditur të premten në faqen zyrtare të ligës çeke.

Rrahmani ka udhëhequr sulmin e Sparta Pragës gjatë muajit të kaluar, duke shënuar disa gola të rëndësishëm. Në shtatë paraqitjet e fundit për Spartën, në kampionat, sulmuesi i Kosovës, ka realizuar 5 gola, ndërsa kishte shënuar edhe tre gola të tjerë në kualifikime të Ligës së Konferencës.

Rrahmani është pjesë e Kosovës për dy duelet ndaj Zvicrës e Suedisë, derisa vjen nga një seri pozitive prej pesë golave në dy ndeshjet e fundit miqësore të “Dardanëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Ferizaj, ka shpallur…