Rrahmani mund të mungojë për një kohë nga fushat e gjelbërta

08 shtator 2025 | 14:57

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani,mund të mungojë për një kohë të gjatë larg fushave të gjelbërta.

Lendimi muskulor në ndeshjen Zvicër-Kosovë bëri që të largohet nga grumbullimi i “Dardanëve”për takimin kundër Zvicrës,dhe për më tepër Rrahmani është kthyer në Itali për të nisur rikuperimin nga lëndimi.

Përndryshe mediumi italian “SportMediaset” bën të ditur se Rrahmani se mund të mungojë për rreth 1 muaj,që do të thotë se ylli dardan do t’i humb ndeshjet në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që Amir Rrahmani ishte njeriu më i kritikuar për humbjen e thellë të dardanëve 4:0 ndaj Zvicrës,teksa deri më tani me Napolin në Serie A ka luajtur vetëm dy ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për tre ditë dhe netë të paharrueshme u mbajt Festivali…