
Rrahmani në formacionin e javës
01 shtator 2025
| 15:14
Albion Rrahmani ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Sparta Pragës në Superligën e Çekisë.
Ylli kosovar shënoi dy gola në fitoren e Sparta Pragës 3-1 ndaj Zlin, duke pasur një paraqitje fantastike.
E forma e tij e shkëlqyer në këtë ndeshje u vlerësua, pasi Rrahmani ka zënë vend në formacionin e javës në Superligën e Çekisë.
Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me fanellën e kryeqytetasve çek.
Në 13 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës, Rrahmani ka shënuar tetë gola.