
Rrahmani në formacionin e sezonit të Serie A
Amir Rrahmani ka përmbyllur një sezon mbresëlënës me Napolin në Serie A 2024-2025, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të vitit.
Me statistika të shkëlqyera, Rrahmani luajti një rol kyç në suksesin e Napolit, që e çoi skuadrën drejt titullit. Në 38 ndeshje, 29-vjeçari shënoi 1 gol dhe dha 3 asistime, duke treguar aftësi si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Sipas “SofaScore”, ai u vlerësua me notën mesatare 7.27, me 4.82 duele të fituara për ndeshje (62.0%) dhe 3.37 duele ajrore të fituara (69.6%).
Rrahmani gjithashtu shkëlqeu në pasime (4.66 për ndeshje) dhe ndërhyrje (0.71), duke kontribuar në 18 ndeshje pa pësuar gol. Në formacionin e sezonit, ai u rreshtua krah yjeve si Bastoni, Zaccagni, Lookman, Calhanoglu dhe Thuram. Ky është një tjetër konfirmim i rritjes së Rrahmanit si një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe një krenari për Kosovën.
Formacionet: Milinkoviq, Di Lorenzo, Rrahmani, Bastoni, Di Marco, Çahlhanogu, Pulisiq, Lookman, Zaccagni, Thuram, Retegui.