Rrahmani rikthehet në stërvitje

27 dhjetor 2022 | 16:49

Napoli e ka marrë një lajm të mirë të martën. Amir Rrahmani më në fund i është bashkuar ekipit në stërvitje, njoftojnë mediet italiane.

Qendërmbrojtësi kosovar ka munguar që një kohë të gjatë, ndërsa ishte lënduar në ndeshje me Cremonesen. Sidoqoftë, Rrahmani e ka lënë prapa krahëve tërheqjen muskulore dhe tash është gati për sfidat e reja. Trajneri Luciano Spalletti pret që ta ketë në dispozicion njërin prej liderëve të tij për ndeshjen e 4 janarit ndaj Interit në kampionat.

Rrahmani është pjesë e rëndësishme e napolitanëve këtë sezon, të cilët prijnë në Serinë A dhe po u ecin punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka…