Rrahmani shënon, Napoli fiton

04 janar 2026 | 14:52

Napoli ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Lazios në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A, e zhvilluar në Stadio Olimpic me rezultat 2-0.

Golat për skuadrën e Antonio Contes u shënuan nga Leonardo Spinazzola në minutën e 13-të dhe Amir Rrahmani në minutën e 32-të. Të dyja golat erdhën pas asistimeve perfekte nga Matteo Politano, i cili ishte vendimtar në krahun e djathtë.

Ndeshja u karakterizua edhe nga tensioni, me arbitrin që ndau tre kartonë të kuq: dy për Lazion dhe një për Napolin, duke e bërë sfidën edhe më të zjarrtë.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Serie A me 37 pikë, duke vazhduar garën për kreun, ndërsa Lazio mbetet në vendin e nëntë me 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 19-vjeçar pas një konflikti ka goditur me thikë një…