Rrahmani shërohet nga koronavirusi

02 dhjetor 2020 | 16:45

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë negativ për Covid-19 në testin e kryer së fundmi.

Ai tashmë gëzon shëndet të plotë dhe klubi i Napolit bën me dije se mbrojtësi i Kosovës ka kryer vizitat fizike të mërkurën dhe mjekët kanë dhënë lejen për të nisur stërvitjen të enjten. Rrahmani pati rezultuar pozitiv pas kthimit nga grumbullimi i nëntorit me “dardanët”.

Rrahmani pritet të jetë në listën e Gattuso për ndeshjen e nesërme kundër AZ Alkmar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore e thellë për Shkëndijën e Tetovës në javën e…