Rrahmani vazhdon kontraten me Napolin deri në vitin 2027

06 prill 2023 | 11:21

Kapiteni i Kosovës, Amir Rahmani ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027 me opsion qëndrimi edhe për një vit tjetër.

Zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës së re pritet të bëhet zyrtare shumë shpejtë, shkruan “Sky Sport”.

“Qendërmbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për të vazhduar deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon. Asgjë nuk mungon në këtë marrëveshje, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet shumë shpejtë”, ka shkruar ky medium.

29-vjeçari ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat me Napolin këtë edicion, ku ka shënuar dy gola ndërsa e ka edhe një asistim. Rrahmani me Napolin është afër titullit të parë pas një periudhe të gjatë, ndërsa është edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e…