Rrahmani: Zvicra është më e forta në grup
08 shtator 2023
| 19:03
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e ka pranuar se Zvicra është një kundërshtar shumë i fortë dhe me i forti në grupin ku është edhe Kosova.
“Dardanët” e presin Zvicrën në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
“Luajmë kundër më të fortit në grup dhe këtë ndeshje e mirëprisnim, ndonëse jo në këtë moment, pasi kemi shumë nevojë për pikë. Megjithatë jemi të përgatitur për të bërë më të mirën në fushë”, ka thënë Rrahmani.
“Zvicra është një kombëtare shumë e fortë dhe shkon gjithmonë në Evropian apo Botëror. Janë shumë të fortë dhe bëhen edhe më të fortë me futbollistët shqiptarë që kanë në grup”, ka shtuar Rrahmani.



