Rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Malishevë

02 korrik 2023 | 08:31

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e shtunë në Malishevë.

Policia bën të ditur se vëllai ka rrahur motrën e tij, dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

“Malishevë 01.07.2023-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, njofton Policia.

Tutje, Policia thotë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se…