Rraklli: Anglia nuk është më si përpara, kemi shpresa të shkojmë në Botëror

12 qershor 2025 | 16:16

Altin Rraklli, ish-goleadori i kombëtares shqiptare të futbollit, ka folur për ndeshjen e fundit të kuqezinjve, dy barazime, me Serbinë dhe mbrëmjen e së martës në transfertë ndaj Letonisë.

Ish-futbollisti shqiptar theksoi se barazimi në Letoni i dha një goditje të madhe ëndrrës së Botërorit, pasi sipas tij Shqipëria mund të tentonte edhe vendin e parë, pasi sipas Rrakllit, edhe Anglia nuk është ai ekip i ditëve më të mira, shkruan A2 CNN.

“Anglia nuk është ajo e ditëve më të mira. Këtë e kemi parë edhe në ndeshjen ndaj Andorrës ku fituan vetëm me një gol, por edhe në miqësoren e së martës ndaj Senegalit. Anglia nuk është më ai ekipi i madh”, tha Rraklli.

Më tej, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që lojtarët të vijnë pa dëmtime në tetor, pasi shpresa ka ende.

“Nëse barazojmë në Beograd dhe mposhtim Anglinë në Tiranë mund të kemi ende shpresa për vend të parë. Megjithatë, ai thotë se barazimi në Letoni tí pret shpresat”, tha Rraklli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Lëvizjes…