Rrëfehet Lladrovci: Kam qenë një prej nxënësve më të mirë të gjeneratës sime, por edhe jam rrahur me krejt shkollën

09 korrik 2021 | 10:57

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një lidhje direkte në emisionin “Gjesi Summer” ka rrëfyer për jetën e tij dhe për atë se si e kishte kaluar verën në fëmijërinë e tij. Lladrovci ka thënë se ka qenë një prej nxënësve më të mirë të gjeneratës së tij.

Por, thotë të ketë qenë edhe problematik. Ai ka treguar se është rrahur me moshatarë të lagjeve tjera, e në disa raste edhe me nxënësit e shkollës.

Shkolla në klasën e 5-të më kanë dërguar në Deçan, më pas në Mal të Zi në klasën e 6-të. Unë kamë qenë një prej nxënësëve më të mirë në shkollë, nëse s’kam qenë i pari, i dyti po. Ne kemi qenë një lagje që kemi qenë 8 djemë, 8 Lladrovcët në një gjeneratë, edhe na sigurisht shpehshherë jemi rrahur me shumë mahallë tjera po edhe me krejt shkollën kaniherë, kemi qenë fëmijë si fëmijë edhe rrehen edhe pajtohen”, u shpreh Lladrovci./ Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor…