Rrëfimi i Gashit: Sërgjan Simiq vrau tre serbë, Serbia po tenton të fabrikojë ngjarjen

02 gusht 2025 | 20:26

Tre serbë që dyshohet të jenë vrarë me sopatë nga kushëriri i tyre në maj të vitit 1999 në fshatin Busi të Prishtinës, nëpërmjet fabrikimit e propagandës, Serbia po përpiqet t’i paraqesë si “të masakruar nga fqinjët shqiptarë”.

Në një rrëfim për televizionin Dukagjini, Imer Gashi nga Busia tha se në përvjetorin e vrasjes së Zhivojin, Trojan dhe Zhivko Simiq – në fund të muajit maj të këtij viti – një grup serbësh së bashku me prijës fetarë ishin në fshat.

Ai fillimisht ishte habitur me numrin njerëzve, automjeteve dhe kamerave që pa poshtë pronës së tij.

Sipas Gashit, në vendin ku ishin vrarë tre serbët, ata vendosën lule dhe një kryq të improvizuar – teksa kryen filmime, siç tha, për një “dokumentar” propagandues.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga tani e tutje, kur dilni nga shtëpia, ndoshta do…