Rrëfimi i të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

14 korrik 2025 | 23:38

Edhe një rrëfim rrëqethës e tronditës ka ardhur nga një i mbijetuar i luftës në Kosovë.

Kjo dëshmi nuk është vetëm për të dokumentuar krimet e kryera, por për të thyer heshtjen që për vite kishte rënduar mbi barrën e përjetimit dhe dhunës.

Emisioni Debat Plus nisi me një reflektim mbi jetën e para luftës e të mbijetuarit të dhunës seksuale nga forcat serbe – një jetë modeste në një fshat malor, e mbushur me vështirësi, punë si arsimtar dhe përpjekje për një jetë të dinjitetshme.

Por, ngjarjet që ndodhin në vitin 1998-1999 shënuan pikën e kthesës.

Ishte periudha kur ai për herë të parë dëgjoi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila po luftonte forcat serbe, pikërisht atëherë frika, dhuna dhe persekutimi hynë në mënyrë brutale në jetën e tij dhe të familjes së tij.

Rrëfimi i tij përfshin ndarjen nga gruaja dhe fëmijët, djegien e fshatit, depërtimin me dhunë, rrahjet, poshtërimin dhe aktet e dhunës seksuale ndaj tij.

Tmerr çka s’ta merr mendja hiq. E filloi lufta edhe neve si zakonisht, e kemi pas punktin e policisë dy kilometra prej fshatit tonë edhe gjithë kemi qenë me frikë, hyjshin policia vazhdimisht, çdo dy ditë, na gjithë kemi fjetë në mal, më së zori e kanë pas fëmija edhe gratë, se prapë na iknim por fëmija e gratë e kanë pas zor, se ka pas herë që me ka dy ditë s’kemi hangër bukë… Ujë pijshim se gjenim përrockave, e me hangër ka ndodhë dy ditë s’kemi hangër”, ka rrëfyer ai.

“… me maska vinin, dy ofansiva kanë hy në fshat tonë. Ofansiven e parë s’kanë mujt s’kanë mujt me më za, ndërsa, në ofansiven e dytë me kanë za dhe na kanë mbledhë në fshat aty, kemi qenë 480 vetë, kurr s’e harroj atë 480 vetë edhe na kanë mbleshë një arë edhe e kanë djegë tërë fshatin…Po, po krejt, edhe gra e fëmijë i kanë marrë i kanë qu për *******, neve burrave na kanë mbledhë në një arë edhe, se e dinin disa gjuhën, unë s’e kam ditë gjuhën serbe, thamë, çka bahet me neve, thanë, me juve po ju pret masakra e ******** se dy ditë kanë hy në ************ e kanë kry masakrën, tani kanë hy në fshatin tonë”, ka rrëfyer ai..

Në këtë rrëfim rrëqethës, i mbijetuari tregon se si u kap nga forcat serbe, bashkë me 480 burra të tjerë nga fshati dhe zona përreth, dhe u dërgua në drejtim të ************, me tanke para e mbrapa, të shtyrë e të rrahur brutalisht.

“Po pas masakrës së **********në ora 4 u kry ofansiva, ata qysh thoshin, edhe u mblidhen të shkolla në fshat aty që janë mbledh ushtria, policia krejt me maska, të ngjyrosur, edhe tha, u kry ofansiva, tha me sukses edhe këta krejt me i marrë e me i qu në ***********…. edhe kah jemi shku rrugës në fshatin **********, **********”, ka thënë ai.

Dy herë ai përjetoi dhunë seksuale nga policë serbë – njëri prej tyre e urinoi mbi trupin e tij të përgjakur dhe të rrëzuar në dysheme.

“… edhe veç ma ka ba me gisht hajde, edhe na kanë qu e kemi shkarku zhavorin e kena maru si punkt edhe me kanë marr mu me kanë shti mrena në shpi të ******** edhe me kanë dhunu.…Jo, unë kam qenë një dhomë vetëm edhe krejt ata gjashtë kanë qenë, i kanë qu tjetër vend…Krejt të maskum, edhe më ka ra të fikt, unë s’kam ditë kurgja hiq, kur më ka dal çpia(më ka ardhë vetëdija), më urinonte, një polic, kur kqyri krejt gjak isha kanë….edhe më ka rrokë grykë automati në shpinë, bile i kam shenjat në shpinë edhe më ka thanë serbisht hyn në kolonë”, ka rrëfyer ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një…