Rrëfimi i Walker për Reçakun: Sa më shumë shihnim, aq më e rëndë bëhej situata (video)

15 janar 2026 | 12:18

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer detaje tronditëse nga momentet e para kur hyri në fshatin Reçak pas masakrës së 15 janarit 1999.

Në intervistën për “Kosova Live”, Walker ka treguar se pamja e parë me të cilën është përballur ishte jashtë çdo përshkrimi.

“Trupin e parë që pamë i ishte prerë koka”, ka deklaruar ai, duke shtuar se çdo hap i mëtejmë e rëndonte edhe më shumë situatën.

“Sa më shumë shihnim, aq më e rëndë bëhej”, ka thënë Walker.

Rrëfimi i William Walkerit për “Kosova Live” vjen në përvjetorin e masakrës së Reçakut dhe rikthen në vëmendje një nga krimet që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku 45 civilë…