RRËFIMI PËR TA UNIFIKUAR MENDJEN NJERËZORE

13 maj 2021 | 16:24

Nga Engjëll I. Berisha


Në përkthim nga anglishtja, në gjuhën shqipe, poeti Jeton Kelmendi, i ofron lexuesit edhe një vëllim poetik me dy autorë, Dr. Ernesto Kahan, izraelitë dhe Taki Yuriko, japoneze, me poezi përkushtim ndaj gjenocidit, ngjarje kjo që krijojë ekstazë dhimbjeje, reproduksion nëpër vite  për ta gjykuar kohën, si dhe kundërthënien nga një shikim abstrakt. Ndonëse libri është botuar edhe në gjuhen japoneze, e tani në shqip, e sjellë mirë të ruajtur protestën që shfaqin ndaj fajit, për figurat tragjike dhe fiksimin ndaj natyrës së krimit në të dy rastet me humbjen e paqes ndaj tjetrit.

Ky libër, vjen me një botim interesant pasi u botua në gjuhën spanjolle, japoneze dhe angleze, me sloganin …. “Vdekja – dëshpërimi – shpëtimi – death – despair – escape” sikur e quan Yuriko, “Një libër rreth vuajtjeve të shekullit të kaluar “Ura nga Aushvici në Hiroshima dhe prapa”.  Me kërkesën e autorëve janë dokumentuar fotot origjinale të ngjarjeve, tejet rrëqethëse, pastaj shënime tjera që e veçojnë një libër poetik sikur thotë në fjalën e saj YurikoNjë projekt ky, për të lidhur çështjet mjekësore dhe paralajmërimin e poezisë për rreziqet e luftës atomike”

Psherëtima prej rrethanave të krimit, paraqet një subjektivitet që e trazon edhe shpirtin e lexuesit, pasi që dokukemtimi i ngjarjeve që kanë ndodhur e dominon rrëfimin edhe në letërsi si strukturë narrative, duke e nxjerrë që të dy poetët nga brendia e tyre, në sipërfaqe edhe për të tjerët autobiografinë e popullit të vet, me trajtë të mendimit e të emocionit, sikur duan ata për ta unifikojnë mendjen njerëzore edhe me shprehje artistike. Kjo apoteozë, plot etje, mall, e dhimbje është bota e ndjeshme e krijuesve duke e parë të djeshmen në syrin e njeriut portretizimin e të besuarit.

Jevrejtë nuk kanë lejuar artificialisht ta mundin dhembjen e tyre. ndonëse janë të rrallët, të cilët i përgjigjen teorisë “se për ta krijuar ekzistencën duhet vepruar, e për të vepruar duhet ekzistuar”. Me aftësinë e tyre të shpirtit u bënë të ekzistueshëm, e gati sa e prodhuan dhimbjen edhe për të tjerët, viktima, përballë një tendence për ta shkruar ligjin e ri, të tiranisë, eliminimi i të dobëtëve dhe ngritja e të fortëve si ligj shoqëror.

Poeti, e humanisti i shëndetit Nobelisti, Ernesto Kahan, në çdo shkrim të tij e portretizon në skemë poetike gjenocidin ndaj hebrenjve si thithje e hijeve të shpirtit jetën e atyre që u “dënuan” me shenjën dalluese të etnisë së tyre, e që gjatë një lufte pushtuese ishin më të fiksuarit pikërisht populli hebre.

Edhe pse poezia gjatë jetës së saj ka tipizuar shfaqjen e jetës e të ekzistencës së njeriut e të qenieve të gjalla rreth tij, duke lexuar edhe nga librat tjerë të këtij autori, me pëlcitjen e tij ndaj gjenocidit, të duket se nuk i mjafton vetëm në poezi ta shprehë realitetin me kapjen e momenteve, akteve, metodave prej së cilave nxjerrë përjetime të trishta, gati sa dokumentarë poetik, për ta kërkuar ndërgjegjen e jo për ta lënë fajin si iluzion.

Derisa ngjarja zhvillohet në dy kohë jo të largëta, kompozicioni dhe gjuha poetike që përdorin të dy poetët, janë ritme të gjalla, shfaqin mërzi dhe reagim me plot dinamikë e mllef ndaj vrasjes në masë, ndaj armëve kimike, pa iu shkëputur kurrë dedikimit e analizës së thellë psikologjike në raport me njeriun, krimin e çmendur, dhe shkaktarin e të keqes që është edhe përfundim i dramës në të dy ngjarjet, në Aushvic si dhe në Hiroshima e Nagasaki.

No description available.

Një tjetër kohë, një tjetër gjenocid!

Të mos i shlyesh mendimet për krimin, as nëse je krijues, është përsëritja e tyre, madje kudo që ndodhë, ka vetëm një emër, – krim! Poeti e Nobelisti Ernesto Kahan, vizitoi Kosovën në vitin 2019, duke e parë nga afër, u frymëzua për një tjetër gjenocidin i përsëritur në kohë moderne, ndaj popullit shqiptarë, të pafajshëm me identitet e në tokën e tyre, ku shkroi poemën “Gjenocidi për Kosovën”: “ Në fund të shekullit tragjik të njëzetë / të kalendarit të mbyllur / erdhi një gjenocid tjetër / duke filluar mijëvjeçarin e ri. – Me injorancën e tij intolerante / djeg, vret, nënshtron dhe shkatërron …/  gjithmonë drejt kulturave, gjuhëve të ndryshme, / historisë, theksit, riteve dhe racave.

Disiplina e heshtjes nuk mund të fshehë gjurmët që lënë keqbërësit, të paktën nëse nuk e bëjnë të  tjerët, poetët do të flasin. Aq sa e duron poezía urrejtjen, të paktën nuk mund ta mbyllim zemërimin, sepse pëlcet e keqbërësit hiqen si të pafajshëm.

Imazhet kataklizmatike të një lufte me kujtesë, bëhen refleks poetik, aq sa u bë jehonë gati universale për kaq vite, ndoshta sikur kanë ditur më së miri ta bëjnë vetëm hebrenjtë, deri te lashtësitë, apo ta ngjisin zërin deri te kupa e qiellit, përderisa japonezët kanë ngritur kullat e paqes në të dy qytetet me motivacion se lufta ka dhimbje të madhe dhe pasoja.

DITA E HOLOKAUSTIT

 Heshtja ..!

Gjithçka është bosh, edhe ajo që shoh unë …

sot, i pesti maj,

unë jam në heshtje, nuk dua të flas.

 Mbaj mend 1940-tën,

konflikte, harta dhe strategji.

Evropa në luftë

ushtarët e saj duke luftuar.

 Jo, jo për hebrenjtë

për ta shfarosje, një agoni, numër,

krematorium, mjekët gjermanë

Doktorët “Plani”. 

Holokausti – Shoah: Krimi dhe dhimbja,

secili sekondë në një luftë për të mos u gazuar …

Sot është 5 maji, neo Botë, neo Evropë,

neo antisemitizëm, urrejtje neo iracionale.

 Mendimet e mia fluturojnë dhe përplasen

kundër një muri imagjinar kthehen pa më pyetur.

Vazhdoj të hesht …

 Pa lot …

sy të thatë, në heshtje …

gjashtë milion të vrarë …

të mbijetuarit të cilët nuk mund të qajnë … 

Sytë e terur, duke mos parë asgjë … Unë hesht,

nuk duan të flasin me Evropën.

Sot është 5 maji 2005.

(Ky libër është përkthyer nga shkrimtari Jeton Kelmendi)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga 21 Qershori britanikët nuk do të kenë…