Rregullohet një pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet

23 prill 2018 | 14:15

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i një pjesë të rrugës “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet.

Me këtë rast, kjo komunë ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve.

“Në afat rekord për pesë ditë pune ka përfunduar rregullimi i njërit kah të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’, pjesa nga Rrethi i Flamurit deri tek rrethi i spitalit. Tani rruga është e gatshme për qarkullim. Tani do të nisin punimet në kahun tjetër. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar, që po i shfrytëzojnë edhe rrugët alternative, duke i evituar kolonat e mundshme në atë pjesë të kryeqytetit”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg…