Rrëmbyen një person dhe kërkuan para për lirimin e tij, policia arreston të dyshuarit në Viti

07 janar 2022 | 09:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Viti, të cilët dyshohen se kishin rrëmbyer një person.

Rasti ka ndodhur më 5 janar, rreth orës 22:35.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zbuluar 20 simptomat më të zakonshme të Omicron, ndërsa…