
Rrënohet një mbindërtim ilegal në kryeqytet (foto)
15 prill 2021
| 15:21
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, sektori i ndërtimit, ka rrënuar të enjten t një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfillur nga pala. Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi është zbatuar nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime.