Rreth 1 900 viktima nga COVID-19 në Turqi

19 prill 2020 | 08:27

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga virusi “Korona” i ri COVID-19 në vend është rritur në 1 890.

Në “Twitter”, Koca njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me virus në vend është rritur në 82 329, me 3 783 raste të reja të regjistruara.

Lidhur me pacientët e shëruar nga ky virus, Koca njoftoi se deri më tani numri ka arritur në 10 453.

Ministri turk, po ashtu, theksoi se në 24 orët e fundit janë kryer 40 520 teste te personat e dyshuar, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 598 933.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka thënë…