Rreth 16 mijë qytetarë janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

23 shtator 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh)  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit rreth 16 mijë qytetarë.

Sipas kësaj ministri deri më tani janë administruar mbi 1.2 milion doza të vaksinës kundër Covidit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 925 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 226 063 doza të vaksinës. Deri më sot 474 783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Kastrati po shkëlqen te Legia Varshava prej kalimit të…