
Rreth 18 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
12 gusht 2021
| 15:09
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar kundër Covid-19 rreth 18 mijë qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539 752 doza të vaksinës.
Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.