Rreth 2 000 gjoba dhe 45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të sigurisë dhe trafikut, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 45 aksidente trafiku në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se ka shqiptuar 1,952 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në aspektin e sigurisë publike, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.
Autoritetet vazhdojnë me apel për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.



