Rreth 20 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
                23 gusht 2021
                |  08:53
            
        Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 19 695.
Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 326.
Ndryshe në të gjitha qytetet e Kosovës, prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 707 793 doza të vaksinës, ndërsa 236 405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        