Rreth 20 të vrarë nga sulmet në Afganistan

12 qershor 2018 | 11:44

Talibanët vranë së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë në qarkun Sajad të provincës Sar-e-Pul.

Së paku 25 të tjerë janë plagosur në sulm, ka thënë anëtari i Këshillit provincial, Noor Aga Noori.

Po ashtu, ai ka thënë se katër ushtarë të plagosur u morën peng nga kryengritësit.

Në provincën Ghazni, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës vrau së paku pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë, raporton “Rel”.

Zëdhënësi i guvernatorit të Ghaznit, Atif Noori, ka thënë se së paku 26 vetë janë plagosur.

Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në…