Rreth 3 miliardë euro investime kapitale për katër vjet – pyet Hoti: Cilat projekte u realizuan dhe ku shkuan ato para?

12 mars 2026 | 19:01

Deputeti i LDK-së, Avdulah Hoti ka thënë se gjatë viteve 2021-2025, janë shpenzuar rreth 3 miliardë euro për investime kapitale.

Ai ka pyetur se cilat janë projektet e kryera, të cilat është e vështirë të identifikohen.

“Nga analiza e buxhetit rezulton se gjatë viteve 2021-2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit. Pasi të hiqen investimet e komunave, që janë relativisht në shuma të vogla, është vështirë të identifikohen projektet ku janë shpenzuar gjithë këto mjete. Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamoravës, që nënkupton se ato ende nuk janë paguar”.

“Dy projekte të mëdha, hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren-Tetovë, që pritej të shpenzonin pjesë të madhe të buxhetit për investime kapitale, as nuk kanë nisur. Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në pranverën e Marsit të vitit 2000, në…