Rreth 40 milionë euro remitenca në vit nga Kosova në BE

12 gusht 2019 | 11:16

Kosova jo vetëm pranon para në formë të remitencave nga diaspora, por miliona euro dërgohen nga Republika e Kosovës në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE).

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në pesë muajit e parë të këtij viti, rreth 13 milionë euro ka qenë vlera e remitencave dalëse, kurse gjatë vitit të kaluar 39 milionë euro ka qenë vlera e parave që janë dërguar nga punëtorë të huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë.

Ekspertë për çështje financiare pohojnë se vlera më e madhe dërgesave nga Kosova janë të punëtorëve të misioneve të huaja në Kosovë dhe studentëve nga Kosova që studiojnë në vende të ndryshme të BE-së, e që familjarët financojnë obligimet e nevojshme.

Mejdi Bektashi, ekspert për çështje financiare, në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se vlera e remitencave dalëse është ulur për shkak të zvogëlimit të numrit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

“Kjo mund të arsyetohet në radhë të parë për shkak të prezencës se madhe ndërkombëtare, po flas për ata që kanë vende qëndrim në Republikën e Kosovës, siç janë institucionet e ndryshme financiare, duke filluar nga zyra e Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, pastaj EULEX-i, UNMIK-u dhe shumë organizata dhe biznese tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Kurse një pjesë të konsiderueshme e përbëjnë studentët kosovarë që studiojnë ne vendet e Bashkimit Evropian. Me rritjen e numrit të studentëve, me siguri që edhe remitencat do të rriten nga Kosova në periudha të ardhshme, ndërkaq për prezencën ndërkombëtare kemi zvogëlim të remitencave dalëse”, ka thënë ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/remitenca-kosove-be-/30105224.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Barilevë të Prishtinës një fëmijë është plagosur me…