Rreth 60 mijë euro gjoba për partitë që bën shkelje gjatë fushatës, prin Lista Serbe

30 shtator 2019 | 17:23

Subjektet politike që po garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, i kanë intensifikuar aktivitetet e tyre zgjedhore, por edhe i kanë shtuar gjobat për shkak të paraqitjes së shumë ankesave për shkelje të kodit të mirësjelljes.

Drejtues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kanë bërë me dije se ankesat janë paraqitur nga subjektet politike dhe organizatat joqeveritare që monitorojnë fushatën zgjedhore.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore më 25 shtator, PZAP-i ka shqiptuar mbi 58 mijë euro gjoba për disa nga partitë politike, kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë”, Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në këtë panel.

Ai ka thënë se Lista Serbe prinë për kah shuma e dënimit që ka marrë deri më tani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është dënuar më 14.100 euro, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) 6.100 euro, Lista Serbe me 30 mijë euro, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Partia Socialdemokrate me 6 mijë euro dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë me 2.500 euro”, ka thënë Desku.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/gjoba-shkelje-fushata/30191607.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri…