Rreth 840 ura në Francë rrezikojnë shembjen

19 gusht 2018 | 15:23

Një auditim ndaj qeverisë franceze ka dalë me përfundimin se 840 ura franceze kanë dëmtime shumë serioze dhe kërcënojnë shembjen.

Presidenti francez, Emmanuel Macron,  ka premtuar një infrastrukturë të re, por presioni është rritur pas kolapsit të një ure në Gjenova të Italisë që la të vdekur 43 persona.

Auditimi i publikuar të dielën nga gazeta ditore Journal du Dimanche, deklaroi se nga 12 000 ura në Francë, çdo e treta ka nevojë për riparim dhe 7 për qind apo 840 ura janë në rrezik të shembjes

Ministrja e Transportit, Elisabeth Borne deklaroi se mirëmbajtja e urave është prioritet i yni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filipo Inzagi do të debutojë ditën e sotme si trajner…