Rrezarta Krasniqi (LDK): Numri 123 simbolizon ndryshimin që qytetarët presin për Kosovën
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka vlerësuar tubimin përmbyllës të LDK-së si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.
Ajo tha se ky tubim dëshmoi energjinë dhe bashkimin e partisë rreth numrit 123, simbol i ndryshimit që qytetarët presin për Kosovën.
“Sonte ndjemë energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve, të gatshëm për të nisur një kapitull të ri dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e vendit. Ky tubim është konfirmim se shpresa po kthehet në realitet dhe se qytetarët janë bashkë për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë”, tha Krasniqi.
Ajo gjithashtu bëri thirrje që të dielën, më 28 dhjetor, secili qytetar të marrë pjesë në votime dhe të zgjedhë ndryshimin përmes LDK-së.
“Është momenti ynë vendimtar për të sjellë ndryshimin e madh. Numri 123 nuk është thjesht një simbol – ai është mesazhi i shpresës, bashkëpunimit dhe progresit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, përfundoi Krasniqi.



