Rreze Duli: Në Kuvend do të angazhohem për zhvillimin ekonomik të Kosovës

07 shkurt 2021 | 13:04

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rreze Duli, është zotuar se nëse zgjedhet përfaqësuese e popullit në Kuvend do të angazhohet maksimalisht për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Nga Dragashi në Mitrovicë, nga Drenasi në Vushtrri, nga Ferizaji në Kaçanik, Gjilan e Prishtinë – kam pasur fatin të punoj, të njihem me ndërmarrës, bujq dhe të rinj që presin të kyçen në tregun e punës. Kosova ka kapital njerëzor, resurse dhe vullnet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vet. Unë zotohem që në Kuvendin e Kosovës do të angazhohem maksimalisht për zhvillim ekonomik”, ka shkruar Duli në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e hershme të së dielës, ka ndërruar jetë…