Rreze Duli, qytetarëve: Unë votova, dilni votoni edhe ju
14 shkurt 2021
| 16:45
Kandidatja për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Rreze Duli, ka bërë me dije se ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Me këtë rast, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, duke thënë se zëri i secilit prej tyre është i rëndësishëm.
“Unë votova. Ju lus të dilni e të votoni! Të gjithë duhet të votojmë. Zëri i secilit prej nesh është i rëndësishëm. Mbani Maskë! Mbani Distancë! Kujdesuni për veten!”, ka shkruar Duli në llogarinë e vet në “Facebook”.



