‘Rrezik i lartë!’, Trumpi me mesazh të shkurtër para samitit me Putinin

15 gusht 2025 | 15:57

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar një mesazh të shkurtër, por domethënës në rrjetin social “Truth Social”.

“RREZIK I LARTË!!!”, ka shkruar Trumpi me shkronja të mëdha, teksa po nisej nga Uashingtoni drejt Alaskës, ku pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky takim mes dy liderëve zhvillohet në një nga zonat më të ndjeshme gjeostrategjike – Alaskë, një territor që ndodhet midis ShBA-së dhe Rusisë, dhe që historikisht ka pasur rol kyç në arkitekturën mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë.

Takimi do të mbahet në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson, një nga instalacionet më të rëndësishme të mbrojtjes ajrore amerikane, që tradicionalisht ka shërbyer si pikë nevralgjike për reagimin ndaj çdo kërcënimi potencial nga rajoni i Arktikut dhe më gjerë.

Ndërsa përmbajtja e diskutimeve mes Trumpit dhe Putinit nuk është bërë ende publike, mesazhi enigmatik i Trump ika ngjallur spekulime të shumta: A ka të bëjë me një kërcënim të afërt gjeopolitik, me një zhvillim të paparashikuar apo është pjesë e një strategjie të mirëpërcaktuar për të krijuar atmosferë tensioni para takimit?

Mediet amerikane dhe ndërkombëtare po ndjekin në mënyrë intensive çdo zhvillim nga Alaska, ndërsa analiza dhe interpretimet mbi domethënien e këtij takimi vazhdojnë të shtohen nga orë në orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich po bisedon me Chelsean për transferimin e Christopher…