Rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë, shkaku i buxhetit

18 shkurt 2020 | 17:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë me dije e nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevë dhe se mosaprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer të gjitha procedurat me kohë dhe sipas saj pa buxhet nuk mund t’i vazhdojnë procedurat tjera të zgjedhjeve.

“Ne jemi 25 ditë larg nga dita e zgjedhjeve dhe nuk na ka ndodhur të mos kemi fletëvotime. Janë shtypur jashtë Kosovës por gjithsesi janë procedurat e prokurimit, por që nga dita e sotme nuk mund ta bartim përgjegjësinë dhe ditën e zgjedhjeve mund të na ndodh te mos kemi fletëvotime. Dhe duhet të na referohen vërejtjet në buxhet”, ka thënë ajo.

Mosmiratimi i buxhetit për zgjedhjet e kryetarit të Komunës së Podujevës u bë i ditur 25 ditë para ditës së votimit.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës janë planifikuar të mbahen më 15 mars, në garë janë tre kandidatë: Nexhmi Rudari nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi nga LV-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.02.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…