Rrezikohet pjesëmarrja e Irakut në ‘play off’-in e Botërorit 2026

05 mars 2026 | 13:01

Pjesëmarrja e Irakut në fazën “play-off” për kualifikim në Botërorin 2026 është bërë e pasigurt për shkak të situatës së tensionuar të luftës në Lindjen e Mesme.

Problemet me udhëtimet dhe marrjen e vizave po krijojnë vështirësi organizative për kombëtaren irakiane, e cila duhet të luajë ndeshjen “play-off” në Monterrey, Meksikë.

Federata e Futbollit të Irakut është në kontakt me FIFA-n për gjetjen e një zgjidhjeje, pasi në rast se situata nuk përmirësohet, pjesëmarrja e skuadrës në play off mund të vihet seriozisht në rrezik.

Iraku synon kualifikimin në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me propozimin…