Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18 korrik 2025 | 23:15

Rastet e dyshuara për spiunazh në Kosovë janë shtuar muajt e fundit. I fundit ishte rasti me arrestimin e togerit Bojan Jevtiq, që po hetohet për përfshirje në aktivitete të paligjshme në dëm të sigurisë së vendit. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se përmes personave të tillë, Serbia synon destabilizimin e Kosovës dhe dëmtimin e imazhit të saj në arenën ndërkombëtare, për çka bëjnë thirrje që institucionet e vendit të tregojnë vigjilencë të shtuar përballë këtyre rreziqeve.

Togeri Bojan Jevtiq është i arrestuari i fundit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “spiunazh”. Të enjten ai u vë në pranga nga një operacion i Inspektoratit Policor në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Prokurorin Speciale, duke mbajtur detyrën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar ”Dheu i Bardhë”.

Jevtiq e ka quar numri e gjashtë të arrestuarve për spiunazh. Tashmë për disa prej tyre kanë filluar proceset gjyqësore siç janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës serbe duke mbledhur dhe transferuar informacione të ndjeshme në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Veprimet e tilla të bashkëpunimit të këtyre personave me BIA-në serbë po cilësohen si tejet të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Republikës dhe përpjekjet për destabilizim të vendit”.

Kështu thotë Skender Perteshi hulumtues për çështje të sigurisë nga Instituti “Prevent”.

“Varësisht prej objektivave që Serbia i ka dhe i angazhon jashtë. Kështu që çdo pjesëmarrje çdo burim çdo prezencë e shërbimeve serbe të sigurisë dhe inteligjencës brenda territorit të Kosovës, brenda institucioneve të Kosovës, është me rrezik dhe si i tillë duhet të adresohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Perteshi.

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson punën e autoriteteve të Kosovës, duke theksuar se kjo është një paraqitje e qartë e provave dhe komunikimeve të agjentëve serbë të shtyrë edhe nga Rusia.

“Kjo është e rrezikshme për shkak vetë sigurisë nacionale dhe kjo ndikon direkt në sigurinë e vendit në kuptim nga se ky zyrtarë ka pas informacione në qasje të klasifikuara që janë me rrezikshmëri shumë të lartë sesa ata të tjerët spiunët sepse vet procesi gjyqësorë tregon kualifikim e veprës”, tha Ibishi.

Perteshi e Ibishi po ashtu kanë thënë se synimi i Serbisë është që të prishet imazhi dhe narrativa e së kaluarës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…