Rrëzohet avioni në Itali, humb jetën një vajzë 5-vjeçare, po udhëtonte me makinë me familjen

16 shtator 2023 | 22:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një aeroplan ushtarak është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e një vajze 5-vjeçare.

Piloti i avioni ka mundur të shpëtojë pasi u hodh me parashutë.

Sipas mediave italiane, gjatë rrëzimit të avionit, nga mjeti fluturues u shkëput një pjesë e djegur e aeroplanit dhe ra mbi një makinë me të cilën po udhëtonte një familje 4-anëtarëshe.

Vajza 5-vjeçare që ndodhej në mjet humbi jetën për shkak të djegieve të rënda. Vëllai i saj 9-vjeçar ka pësuar gjithashtu djegie në masë të madhe dhe ndodhet në spital.

Edhe prindërit e dy fëmijëve kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se avioni ushtarak duhet të jetë përplasur me një tufë shpendësh dhe kanë depërtuar në motor, duke shkaktuar mosfunksionimin e tij.

Piloti arriti të shmangë rrëzimin e avionit në qytet dhe mbeti brenda rrethimit të aeroportit, por fatkeqësisht nuk kaloi pa pasoja.

Rrëzohet avioni në Itali, humb jetën një vajzë

Ndërsa vetë u hodh me parashutë dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Aeroplani ishte ngritur në fluturim në kuadër të një aktiviteti për të festuar 100-vjetorin e Forcave Ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të…