
Rrëzohet helikopteri i ushtrisë gjermane, dy të vdekur
30 korrik 2025
| 08:30
Dy persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë gjermane.
Ngjarja tragjike ndodhi në Saksoni, raportojnë mediet gjermane.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, ishte në vendin e ngjarjes.
Sipas mediave, edhe një person tjetër po konsiderohet i zhdukur.
Fluturakja ushtarake u rrëzua në lumin Mulde pranë vendit Grimma.
Sipas Forcave Ajrore, helikopteri ishte në një fluturim stërvitor.
Forcat e Bundeswehr-it janë në vendngjarje dhe po hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk dihen shkaqet e rrëzimit.