Rrëzohet kallëzimi penal ndaj sindikalistëve të “Trepçës”, prokuroria s’gjen prova për vepra penale

21 maj 2026 | 12:26

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.

Sipas reagimit të sindikatës në “Facebook”, vendimi i prokurorisë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, pasi lidhet me grevën 10-ditore të minatorëve të zhvilluar në tetor të vitit 2023.

Në reagim është thënë t se kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi, bashkë me pjesëtarë të kryesisë dhe gjashtë minatorë, ishin përballur me kallëzim penal nga menaxhmenti i kaluar, por se Prokuroria ka konstatuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

“Reagimi i punëtorëve dhe kryetarit të kësaj sindikate ka qenë me pasoja të drejtpërdrejta ndaj tyre dhe cenim të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës dhe jo një veprim me karakter penal nga ana e tyre”, citohet të ketë konstatuar Prokuroria në vendim, sipas sindikatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez, ka zbuluar se luajti…