Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e presidentit Begaj

31 tetor 2025 | 12:48

Komisioni i Ligjeve, me nëntë votat e mazhorancës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike (PD) për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Raporti i Komisionit të Ligjeve do t’i dërgohet seancës plenare.

Gjatë fjalës së tij në komision, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Gjin Gjoni, ka renditur disa nga shkeljet që sipas tij, Begaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai ka thënë se dekreti për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ishte anti-kushtetues dhe presidenti sipas Gjonit, ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor dhe ka shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.

Gjoni  ka shtuar se Begaj nuk mund të vijojë më të jetë kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, ka reaguar pasi qeveria në…