Rriten çmimet e pronave të banimit
02 shkurt 2026
| 11:10
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) për tremujorin e tretë (TM3) 2025, me vitin bazë 2018 = 100.
Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) në Kosovë u rrit me 2,4% në tremujorin e tretë (TM3) 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.
Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2025, çmimet e pronave të banimit pësuan rënie prej (- 2,1 %).
Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën për 1,3% në tremujorin e tretë (TM3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.
Për rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 4,3% në TM3 2025, krahasuar me TM3 2024.



