Rriten çmimet e taksave të autostradave për Greqi

02 prill 2024 | 08:35

Çmimet e taksave në autostradën Egnatia në veri të Greqisë nga sot janë 30 deri 35 për qind më të larta.

Ajo autostradë shkon nga Igumenica në perëndim deri në kufirin me Turqinë afër Kipit në lindje, dhe tarifa ngjitur me kufirin me Maqedoninë e Veriut në hyrje të Greqisë rritet nga 1.80 në 2.40 euro, në Asprovaltë nga 0.90 në 1.20 euro në Kavallë nga 1.40 deri në 1.85 euro.

Kjo është rruga që më së shumti e frekuntojnë kosovarët që shkojnë për pushime apo për shëtitje në Greqi.

Shtohet se ulja e vetme e tarifës në Selanik është rrugës për në Athinë (nga 1.20 në 0.90) dhe rrugës për në Promahonas në kufi me Bullgarinë (nga dy euro në 1.90).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të…