
RRITEN EDHE ÇMIMET E KOPSHTEVE PËR FËMIJË, NGA 120 NË 140 EURO NË MUAJ (DOKUMENT)
Ngritja e vazhdueshme e çmimeve që përshinë edhe artikujt elementarë ushqimorë dhe ata higjienikë, në mënyrë zinxhirore shtrëngon ngritjen e shërbimeve që ndërlidhen me to. Institucionet parashkollore kanë filluar t’i ngrisin çmimet mujore.
Veçanërisht vështirë do të jetë për prindërit që kanë më shumë se një fëmijë parashkollor. Nga rreth 120 euro, tani duhet të paguajnë 140 euro në muaj për një femijë, raporton “Epoka e re”
Qeveria e Kosovës edhe më tej qëndron indiferente në këtë realitet të rënduar socio-ekonomik. Mijëra biznese private anembanë Kosovës janë shuar ose janë në prag të shuarjes.
Qeveria nuk po i ndihmon bizneset private nga pakoja e rimëkëmbjes ku parashihet një lloj ndihme. Pakoja është aprovuar në vitin e kaluar dhe është rishikuar këtë vit.